Sport

Agjenti: Nuk përjashtohet rikthimi i Jorginhos në Itali

Agjenti i Jorginhos, Joao Santos, nuk e ka përjashtuar një rikthim të futbollistit në Itali.

Megjithatë, ai ka theksuar se lojtari është i lumtur momentalisht te Chelsea.

“Jorge është lojtar i Chelseat dhe është shumë i lumtur atje, por nuk do ta përjashtoja mundësinë e një rikthimi në Itali në të ardhmen”, ka thënë Santos për Radio Kiss Kiss.

Ai është lidhur me një kalim te Juventusi, por edhe me rikthim te Napoli.