Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma insiston për transferimin e Hysajt

Elseid Hysaj është emri që po monitorohet tash e një kohë të gjatë nga skuadra e Romës. Mbrojtësi i krahut të djathtë është në listën e emrave që synohet të transferohet te “giallorossët”.

Reprezentuesi i Shqipërisë në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë, dhe Roma shpreson të përfitojë nga situata e tij. Hysaj nuk e ka vazhduar kontratën ende me napolitanët, pasi kërkesat e menaxherit të tij për të janë të mëdha, e që janë të larta për Napolin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Menaxheri i tij, Mario Giuffredi, ekskluzivisht ka thënë për “football-italia” se prioritet për mbrojtësin është oferta më e mirë e mundshme.

Ekziston mundësia që Hysaj të transferohet në Romë që në muajin janar.