Fabinho ka thënë se triumfi në Premier League këtë sezon do të ishte edhe më i veçantë për Liverpoolin, se sa ai i edicionit 2019/20.
Jurgen Kloppi është në vendin e parë në kohën e orarit të ngjeshur në Premier League. Ndërkohë, ishte meritor që skuadra e tij e fitoi titullin e parë pas tri dekadash.
Në fakt është shumë e vështirë që ta rifitosh titullin në vitet e fundit, ndërsa vetëm skuadra e Manchester Cityt me Pep Guardiolën, arriti që t’i fitojë dy tituj rresht në elitën e futbollit anglez, në dekadën e fundit.
“Ky ekip do të kujtohet se sa mirë ka luajtur, çfarë kualiteti të futbollit ka pasur dhe do të kujtohet për fitimin e titullit. Por, për të luftuar për titullin e dytë, do të ishte tjetër histori në futboll. Do të ishim në nivele më të larta dhe do të ishim në mesin e ekipeve me historinë më të mirë në ligë”, theksoi Fabinho për “Daily Mail”.