Sport

Alvarezi mposht Smithin për të marrë titujt e kategorisë super të mesme

Alvarezi mposht Smithin për të marrë titujt e kategorisë super të mesme
Foto: AP
 

Boksieri meksikan Canelo Alvarez ka mposhtur me pikë Callum Smithin për të mbajtur titullin e botës në versionin WBA në kategorinë super të mesme dhe për të shtuar versionin vakant WBC, në një meç interesant të zhvilluar të shtunën.

Alvarez që nga 54 fitoret e tij, 36 i ka me nokaute, dominoi në meçin që zgjati për 12 runde. Dy gjyqtarë dhanë rezultatin 119-109, ndërsa një tjetër 117-111 në favor të tij.