Sport

Alcantara e Matip afër rikthimit

Trajneri Jurgen Klopp ka marrë një lëndim sa i përket lojtarëve të lënduar të tij.

Afër rikthimit janë mesfushori Thiago Alcantara dhe Joel Matip, të cilët kanë filluar stërvitjet në Kirkby.

Alcantara nuk është paraqitur që nga lëndimi i pësuar më 18 tetor kur ishte lënduar në derbin ndaj Evertonit, një lëndim më i rëndë se që ishte menduar në fillim.

Kurse afër rikthimit është edhe Matip, që mungoi në fitoren prej 2 me 1 në derbin ndaj Tottenhamit.

Matipi ishte zëvendësuar pas përfundimit të pjesës së parë në barazimin e së dielës ndaj Fulhamit.

Liverpooli nesër do të luajë në udhëtim ndaj Crystal Palacet nga ora 13:30.

Klopp vazhdon të mosllogaritë në shërbimet e Diogo Jotas, Kostas Tsimikas, James Milnerit, Xherdan Shaqirit, Joe Gomezit e Virgil van Dijkut me këta dy të fundit që kanë pësuar lëndime më të rënda.