Sport

Effenbergu këshillon Dortmundin ta transferojë Origin apo Icardin

Foto: Reuters

Legjenda e futbollit gjerman, Stefan Effenberg, beson se do të ishte fatale nëse Dortmundi dështon të përforcohet me një sulmues në afatin kalimtar të janarit.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Micheal Zorc, ka deklaruar se nuk do ta transferojnë ndonjë sulmues në janar, pasi kjo do ta ndihmonte të bënte progres 16 vjeçarin Youssoufa Moukoko.

Por, ish-mesfushori i Bayernit, Effenberg, thotë se do të ishte gabim sikur të mos transferohet njëri prej sulmuesve, Divock Origi dhe Mauro Icardi.

Në kolumnen e tij në T-Online ai ka shkruar se, “dy kandidatë për afatin kalimtar të dimrin, ose të paktën një transferim në formë huazimi deri në fund të sezonit, janë Divock Origi i Liverpoolit apo Mauro Icardi i PSG-së”.

Sipas tij aftësitë e këtyre dy sulmuesve do ta ndihmonin menjëherë skuadrën e parë të Dortmundit.