Superliga e Kosovës në futboll është në prag të përfundimit të stinorit vjeshtor.
Kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar në total dhe e gjithë java do të jetë e mbushur me ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll.
Xhiroja e 18 do të mbyllet të hënën me duelet mes Dritës dhe Arbërisë, si dhe Trepçës ’89 dhe Drenicës.
Ndërkohë, Drita, Ballkani, Prishtina dhe Gjilani e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe janë vendosur të luhen në fundjavën e ardhshme.
Liderja Drita do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Prishtinës të dielën. Është ndeshje e mbetur e xhiros së tretë.
Ndeshja e mbetur e xhiros së 12-të ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit do të luhet të shtunën.
Që të dyja këto takime do të nisin në orën 13:00.