Sport

Tucheli i frikësohet Depayt

Lyoni që është në seri prej 10 ndeshjeve pa disfatë, do të udhëtojë te Paris Saint-Germaini të dielën, në ndeshjen e dy skuadrave që e kryesojnë tabelën.

Duke folur të shtunën para ndeshjes, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka bërë të ditur se rreziku kryesor do të jetë nga njeriu në formë, Memphis Depay.

Lyoni vitin e kaluar arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por në këtë edicion nuk u kualifikua as në Ligën e Evropës.

Pa angazhim në Evropë, gjithë vëmendjen do ta ketë në elitën e futbollit francez.

PSG-ja është e para në ligën franceze me 28 pikë pas 13 ndeshjeve, dy më shumë se Lille dhe Lyoni në vendin e dytë që kanë nga 26.