Sport

Stinori i vështirë i lojtarëve të Kosovës rëndohet edhe më shumë

Amir Rrahmani iu bashkua javën e kaluar në stërvitje skuadrës së Napolit, pas dy javësh izolim shkaku i koronavirusit. Por, Rrahmanit i duhet sërish të qëndrojë i izoluar, pasi bashkë me mbrojtësin e përfaqësueses së Shqipërisë, Elseid Hysaj, kanë dalë sërish pozitivë në testin për COVID-19.

Rrahmanit e Hysajt u duhet të bëjnë edhe një test tjetër për t’u konfirmuar nëse e kanë kaluar apo jo koronavirusin. Rrahmani kishte pasur shqetësime shëndetësore gjatë grumbullimit te Kosova. Por testi e nxori negativ për koronavirus.