Sport

Amir Rrahmani e Elseid Hysaj për herë të dytë pozitivë me COVID-19

Napoli ka njoftuar se Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj kanë dalë sërish pozitivë në testin për koronavirus.

“Azzurrët” e konfirmuan lajmin nëpërmjet një komunikate të enjten, se që të dy mbrojtësit kanë dalë të prekur me Covid-19, për herë të dytë.

“Testimet e bëra të mërkurën në mëngjes me anëtarët e grupit kanë ardhur me rezultatin negativ për Covid-19, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysajt, të cilët kanë dalë sërish pozitivë, dhe se menjëherë do të izolohen në shtëpi deri në testimet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Napolit.

Napoli do të jetë nikoqir i Real Sociedadit në Ligën e Evropës të enjten në mbrëmje dhe i duhet së paku një pikë për të siguruar kalimin në 32 skuadrat më të mira.