Sport

Lazio kualifikohet në fazën nokaut të Championsit

Foto: Reuters
 

Lazio ka siguruar kalimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve, pas barazimit 2:2 në shtëpi me Club Bruggen sonte, në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës grupore.

Joaquin Correa (12’) dhe Ciro Immobile (27’ penallti) shënuan për Lazion, ndërsa Ruud Vormer (15’) dhe Hans Vanaken (76’) shënuan për Bruggen.