Sport

“Breakdancing” bëhet sport olimpik

Vallëzimi i njohur si “breakdancing” është bërë sport olimpik.

Këtë e kanë konfirmuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ku thonë se shtimi i këtij sporti ishte propozuar vite më parë.

Poashtu nga Komiteti kanë njoftuar se pjesë e garave olimpike do të bëhen edhe disa sporte si surfing, skejbord dhe ngjitje, raporton theindependent.

Këto tri sporte do të jenë debutuese në Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat ishin shtyrë për 23 korrik të 2021-s, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Breakdancing” është lloj vallëzimi që zakonisht interpretohet në rrugë, me lëvizje të këmbëve, duarve dhe gjymtyrëve të tjera të trupit. Vallëzimi "breakdancing" zakonisht bëhet me këngë hip-hop