Sport

Trepça ’89 e Arbëria arkëtojnë pikët e plota

Descriptive Text

Me fitore të vendësve kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.

Arbëria e ka mposhtur Drenicën me rezultat prej 1 me 0, derisa Trepça ’89 ka shënuar fitore bindëse prej 3 me 0 ndaj Gjilanit, transmeton KOHA.

Golin e vetëm për Arbërinë në këtë takim e shënoi Hysen Bytyqi kur po luhej minuta e 89 e ndeshjes.

Kurse në ndeshjen tjetër Trepça ’89-Gjilani golat i shënuan Arbnor Muja, Bismark Charles Sie dhe Rilind Nimani.