Harry Winks mund të largohet nga Tottenhami në muajin janar, apo ta rrezikojë vendin tek Anglia për Kampionatin Evropian, shkruan “Mirror”.
Mesfushori nuk e ka luajtur asnjë ndeshje në Premier League si titullar që prej muajit shtator, dhe po ka minutazh të limituar nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho këtë edicion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, e ka përfshirë Winksin në skuadër në ndeshjet e fundit.
Megjithatë, ai ka bërë me dije se vetëm futbollistët që luajnë rregullisht me ekipet e tyre, do të përfshihen në listën përfundimtare për Kampionatin Evropian.