Sport

Suarezi del negativ në testin për COVID-19, kthehet në stërvitje

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez, është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Uruguaiani të premten e përfundoi gjithë stërvitjen me shokët e ekipit, teksa pritet të luajë në fundjavë kundër Real Valladolidit, transmeton KOHA.

Atletico që drejtohet nga Diego Simeone, do të jetë nikoqir i Valladolidit, dhe ndihmesë do ta ketë edhe ish-sulmuesin e Barcelonës, 33-vjeçarin Suarez, i cili doli negativ në testin për koronavirus.

Suarez për herën e fundit luajti më 13 nëntor me përfaqësuesen e tij Uruguain.

Tani mund të rikthehet në formacionin e trajnerit Simeone, për herën e parë pas një muaji.