Kapiteni i Dinamo Zagrebit, mesfushori Arijan Ademi, ka asistuar në fitoren e skuadrës kroate në udhëtim te Feyenoordi.
Për Ademin ishte asistimi i tretë në pesë duele të zhvilluara në Ligën e Evropës.
Kampionia e Kroacisë fitoi në Holandë me rezultatin 2:0, ndërsa Ademi asistoi në golin e dytë për Lovro Majerin, në minutën e 53-të.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ishte pjesëmarrës edhe në aksionin që solli penalltinë. Në fakt, penalltinë e siguroi Lirim Kastrati. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës luajti për 88 minuta.
Përmes penalltisë Dinamo realizoi për 1:0. Dinamo Zagrebi ka vazhduar tutje në fazën e nokautit në Ligën e Evropës pasi është lider me 11 pikë.