Sport

Alioski shpreson të vazhdojë me Leedsin

Descriptive Text

Ezgjan Alioski shpreson që t’i ofrohet kontrata e re nga Leedsi. Kontrata aktuale i përfundon në vitin 2021, dhe ylli i krahut ka bërë të ditur se nuk po e mendon largimin nga klubi.

“Jam këtu natyrisht deri në momentin kur të përfundojë kontrata ime në vitin tjetër. Por, nuk mendoj se do të largohem nga Leedsi. Mendoj vetëm për Leedsin dhe jam i koncentruar në këtë klub. Por të shohim se çfarë do të ndodhë në fund”, deklaroi Alioski për BBC West Yorkshire Sport Daily.

“Natyrisht se dua të qëndroj këtu, por këto janë gjëra që menaxhohen nga të tjerët. Dua ta shijoj momentin që jam këtu. Dua të fokusohem në futboll. Gjëra tjera shoh në media por ende nuk ka ndodhur asgjë. Jam i përkushtuar çdo ditë këtu, duke e shijuar çdo ditë në Leeds”, përfundoi Alioski, reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut.