Sport

Wolfsburg: Mehmedi jashtë fushës për pjesën e mbetur të vitit

Wolfsburgu ka konfirmuar përmes Facebook se Admir Mehmedi ka pësuar një lëndim që do ta lë jashtë fushës për këtë vit.

Klubi gjerman ka konfirmuar se ai ka lënduar tendinën e Akilit, problem të cilin e ka pasur edhe më parë, transmeton KOHA.

“Jashtë për pjesën e mbetur të vitit – Admir Mehmedi me problemin e tendinës së Akilit. Të dëshirojmë rikuperim të shpejtë, Admir”, thuhet në njoftimin e Wolfsburgut.

Sulmuesi 29-vjeçari ka luajtur në 13 ndeshje këtë edicion dhe ka realizuar 2 gola e ka dy asistime.