Sport

Neymar: Dua të luaj me Messin në vitin tjetër

Foto: Getty Images

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka deklaruar se dëshiron që sërish të luajë bashkë me Leo Messin në vitin tjetër.

Neymari e Messi ishte bashkëlojtarë për katër sezone te Barcelona, 2013-2017, dhe së bashku me Luis Suarezin në vijën e sulmit kishin ndihmuar skuadrën të fitojë dy hyrë La Ligan, një Ligë të Kampionëve e tre herë Kupën e Mbretit, transmeton KOHA.

Neymari ishte larguar nga Barcelona në verën e vitit 2017, kur ishte transferuar te PSG-ja për 222 milionë euro.

Ai është lidhur me një rikthim në Camp Nou që kur ishte larguar, derisa kohëve të fundit Leo Messi është lidhur me një largim nga Barcelona.

“Ajo çfarë dua më së shumti është që dua të kënaqem duke luajtur sërish me të. Ai mund të luajë në pozicionin tim, nuk e kam problem atë. Sigurisht, vitin tjetër duhet ta bëjmë këtë”, ka thënë Neymar për ESPN.