Wolfsburgu në fundjavë në udhëtim te Kolni në kuadër të Bundesligës, do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e Admir Mehmedit.
Futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën, ka probleme me kofshë dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë, shkruan “Wolfsburger Allgemeine”.
Sulmuesi 29-vjeçari kishte probleme të mëdha së fundmi me tendinën e Akilit që i shkaktoi probleme të vazhdueshme, ndërsa tashmë i është shfaqur një lëndim tjetër. Kohëve të fundit, Mehmedi pati paraqitje shumë të mira te Wolfsburgu dhe Përfaqësuesja e Zvicrës. Me skuadrën, në edicionin e sivjetmë, ka luajtur në 13 ndeshje dhe ka realizuar 2 gola e ka dy asistime.