Atletico barazon me Bayernin

Atletico barazon me Bayernin
Atletico Madridi ka barazuar 1:1 në shtëpi me Bayern Muenchenin sonte, në xhiron e pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Joao Felix (26’) shënoi për Atleticon, ndërsa Thomas Mueller (86’ penallti) për Bayernin.
Bayern Muencheni e kishte siguruar më herët kualifikimin në fazën nokaut. Pas pesë xhirove e kryeson Grupin A me 13 pikë. Atletico zë vendin e dytë me gjashtë pikë, ndërsa Salzburgu është i treti me 4 pikë. Lokomotiva e Moskës ka tri pikë. Atletico do të synojë kualifikimin në fazën nokaut në xhiron e fundit, ku do të jetë mysafire e Salzburgut. Për Salzburgun luan Mërgim Berisha e Albert Vallqi.
Në Grupin C, Porto ka luajtur pa gola në shtëpi me Manchester Cityn. City e Porto do të jenë në fazën nokaut. Ndërsa për vendin e tretë lufta mbetet e hapur. Olympiacosi e Marseille që gjenden në pozitat tre e katër kanë nga tri pikë.
Atletico në epërsi ndaj Bayernit, Liverpooli po barazon me Ajaxin
Atletico Madridi është duke kryesuar 1:0 në shtëpi ndaj Bayern Muenchenit pas pjesës së parë, në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Jao Felix (26’) e ka realizuar golin e epërsisë për Atleticon.
Në Grupin D, Liverpooli është duke barazuar pa gola me Ajaxin në “Anfield”, ndërsa Atalanta po pëson 1:0 në shtëpi ndaj Midtjyllandit.
E në Grupin C pas pjesës së parë, Porto po luan 0:0 me Manchester Cityn, e Marseille po mposhtet 1:0 në shtëpi nga Olympiacosi.
Në kuadër të Grupit B, Moenchengladbach pas pjesës së parë po barazon 1:1 me Interin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Aguero rezulton pozitiv me koronavirus

Tenis, Bajraliu e Gjinaj më të mirët për vitin 2020

Pirlo feston titullin e Superkupës me Juventusin

Zidane e ka përkrahjen e klubit

Konfirmohet, Superkupa e Kosovës në futboll do të luhet të shtunën në Turqi

Conti i bashkohet Parmas

Golashënuesi më i mirë i Botërorit U-17 po luan në Rumani dhe po punon që të kthehet në nivelin e lartë

FIFA paralajmëron me suspendim nga Botërori lojtarët që marrin pjesë në “Superligën” evropiane

West Hami në garë për Lingardin

Berisha po ndihet si lider te Reimsi

Arteta kërkon përforcime
