Sport

Shtyhet ndeshja e Premier Leagues pas rasteve me koronavirus

Descriptive Text

Ndeshja e Premier Leagues së Anglisë mes Newcastle Unitedit dhe Aston Villas, e paraparë të luhej të premten, është shtyrë për një datë tjetër, pas rritjes së “dukshme” të rasteve me COVID-19 te kompleksi stërvitor i Newcastlet, shkruan BBC.

Disa lojtarë të Newcastle Unitedit dhe anëtarë të stafit janë në vetëizolim në shtëpi pasi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Fusha stërvitore e klubit ka mbetur e mbyllur për të hënën dhe të martën. Newcastle ka bërë kërkesë që ndeshja e Premier Leagues, e paraparë të luhej në “Villa Park” të shtyhej. Kërkesë që është aprovuar.