Sport

Tifozët anglezë kthehen në 10 stadiume

Foto: Reuters

Liverpooli, Arsenali dhe Chelsea janë në mesin e klubeve të Premier Leagues që do ta kenë mundësinë t’i mirëpresin tifozët e tyre sërish në ulëse nga java e ardhshme. Ky ka qenë njoftimi më i ri i Qeverisë rreth koronavirusit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se qyteti i Liverpoolit dhe Londrës janë në nivelin e dytë.

Kjo do të thotë se skuadra e Liverpoolit, Tottenhamit, Evertonit, Fulhamit, Crystal Palacet dhe West Hamit, do të kenë tifozë në stadiume, transmeton KOHA.

Manchesteri është në nivelin e tretë të rrezikshmërisë, megjithatë, Manchester Unitedi dhe Manchester City, ende nuk e kanë marrë dritën e gjelbër për t’i kthyer tifozët në stadiume.

Rregullat e njëjta janë aplikuar edhe në vende tjera të vendit, duke e prekur Wolvesin, Newcastlein, Leedsin, WBA-në, Sheffield Unitedin, Leicesterin dhe Burnleyn, që nuk kanë të drejtë t’i hapin stadiumet për fansa në këtë moment.

Maksimumi i fansave në stadiume do të jetë 2 mijë, që nga data 2 dhjetor.