Sport

Giroudi kërkon largimin nga Chelsea

Descriptive Text

Oliver Giroud ka bërë të ditur se do të largohet në janar nga Chelsea. Sulmuesi francez ka humbur vendin e titullarit te ekipi londinez për shkak se trajneri Frank Lampard nuk llogarit në shërbimet e tij.

Giroud 34-vjeçar, këtë sezon me Chelsean në të gjitha garat ka vetëm gjashtë paraqitje dhe ka shënuar një gol.

Sipas mediave angleze, lojtari ia ka bërë me dije klubit se gjatë janarit do të largohet nga “Stamford Bridge”.

Giroud është pjesë e Chelseat që nga viti 2018. Ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.