Sport

Arsenali i gatshëm ta shesë Mustafin

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, mund të mos qëndrojë te Arsenali deri në fund të kontratës.

Në mediumet angleze është raportuar se Arsenali është i gatshëm ta shesë qysh në muajin janar Mustafin. Mbrojtësi 28-vjeçar, me skuadrën angleze ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Por ai mund të largohet qysh në fillim të vitit 2021. Pjesë e skuadrës londineze është që nga viti 2016, kur edhe u transferua nga Valencia.

E Valencia është një prej klubeve të interesuara për transferimin e tij. Është raportuar se edhe Barcelona ka shprehur interesim për reprezentuesin e Gjermanisë. Ai këtë edicion ka luajtur dy paraqitje në Premier League dhe dy në Ligën e Evropës.