Sport

Legjenda e Arsenalit kritikon Xhakën që e mbrojti Alioskin

Legjenda e Arsenalit kritikon Xhakën që e mbrojti Alioskin
 

Legjenda e Arsenalit, Martin Keown, e ka kritikuar Granit Xhakën që i ka dal në krah futbollistit shqiptar të Leeds Unitedit, Ezgjan Alioski, pas ndeshjes së mbrëmshme mes Arsenalit e Leedsit që përfundoi pa gola.

Mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Kieran Tierney, i ishte vërsulur Alioskit pas ndeshjes. Por, Xhaka e shtyu bashkëlojtarin e tij dhe i doli në krah Alioskit.