Sport

KH Istogu mposht skuadrën bjelloruse

Klubi i hendbollit Istogu ka shënuar fitore kundër Victoria Berestie. Ai mposhti skuadrën bjelloruse 33:30, ndërsa kjo ishte ndeshja e parë e raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet të dielën në Istog, raporton KOHA.

Në këtë garë ka shënuar fitore edhe Besa Famgas ndaj skuadrës boshnjake, Bosna Visokos. Rezultati final në këtë ndeshje ishte 36:18.