Sport

Villareali e ndalon Realin

Descriptive Text

Real Madridi nuk ka arritur t’i arkëtojë tri pikët e plota në ndeshjen ndaj Villarealit. Kjo e fundit luajti si vendase ndërsa ndeshja përfundoi e barabartë, 1-1.

Madrilenët kaluan në epërsi të parët, përmes Marianos, i cili shënoi gol në minutat e para të takimit. Megjithatë, vendasit nuk u ndalën. Ata kërkuan golin e barazimit dhe të njëjtin e gjetën në minutën e 76-të.

Nga pika e bardhë, i pagabuar ishte Moreno, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Me këtë fitore, Villareali renditet në pozitën e dytë me 19 pikë, ndërsa skuadra e Zinedine Zidane në të katërten, me dy pikë më pak.