1 perditesime
Sport

Rashica e quan të vështirë ndeshjen ndaj Bayernit

Rashica e quan të vështirë ndeshjen ndaj Bayernit
Foto: Reuters
18:41

Rashica e quan të vështirë ndeshjen ndaj Bayernit

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, ka thënë se ndeshja ndaj Bayern Munichit ishte e vështirë dhe mjaft e fortë.

Këto deklarime Rashica i ka bërë në rrjetin social Facebook, duke publikuar edhe disa fotografi nga barazimi i sotëm.

Bayern Munichi dhe Werder Bremeni sot kanë ndarë pikët, duke luajtuar baraz 1-1.

17:17

Bayerni barazon ndaj Werder Bremenit

Skuadra e Bayern Munichit ka barazuar në ndeshjen ndaj Werder Bremenit, në Bundesligën gjermane.

Takimi përfundoi 1-1, ndërsa pati raste të mira shënimi nga të dyja palët.

Mysafirët kaluan të parët epërsi, përmes sulmuesit Maximilian Eggestin, i cili shënoi pak para fundit të pjesës së parë. Më pas, Bayerni ia doli të barazonte shifrat përmes Kingsley Coman, i cili shënoi gol në minutën e 62-të.

Me këtë barazim, Bayern Munich renditet i pari në tabelë, me gjithsej 19 pikë, ndërsa Werder Bremeni në të tetën, me 11 pikë.