Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapiteni Ujkani del negativ në testin për COVID-19

Ndonëse bashkëlojtar me Vojvodën te Përfaqësuesja e Kosovës dhe e Torinos, kapiteni Samir Ujkani, të enjten ka marrë rezultatin negativ në testin për koronavirus.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet portieri i Kosovës për “KOHËN” të premten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam shumë mirë me shëndet, vetëm se do të jem në karantinë deri të hënën. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë. Të premten e kam marrë testin për koronavirus dhe ka qenë negativ”, ka thënë kapiteni Ujkani.

Ujkani ishte në portë te Kosova në fitoren 1:0 kundër Moldavisë në ndeshjen e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, derisa paraqitja e tij është vlerësuar mjaftë pozitive.