Sport

Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Zvicrës e Ukrainës anulohet shkaku i koronavirusit

 

Ndeshja e së martës në Ligën e Kombeve ndërmjet Zvicrës dhe Ukrainës është anuluar pasi gjashtë futbollistë ukrainas kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus, ka njoftuar Federata e Futbollit të Ukrainës. Federata tha se me anë të një njoftimi ishte informuar nga UEFA se ndeshja “nuk mund të zhvillohet” pasi autoritetet shëndetësore zvicerane morën vendimin “për të karantinuar të gjithë delegacionin e ekipit kombëtar të Ukrainës”.

Vendimi për rezultatin e ndeshjes, që ishte planifikuar të zhvillohej në Luzern sonte prej orës 20:45, do të merret nga UEFA. Në rast se nuk mund të gjendet një termin tjetër, atëherë Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës do të marrë vendimin për këtë çështje.