Sport

Thaqi ftohet për ndeshjen me Moldavinë

Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi, është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjen me Moldavinë në Ligën e Kombeve.

Vetë mbrojtësi i krahut të djathtë ka konfirmuar për KOHËN se ka marrë ftesë për ndeshjen e së mërkurës.

Ndeshja me Moldavinë është e fundit në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Fitorja apo barazimi mbajnë Kosovën në këtë ligë, ndërsa disfata do ta zbriste në Ligën D.

Takimi zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.