Sport

Busquets i mungon Spanjës në ndeshjen ndaj Gjermanisë

Descriptive Text

Mesfushori Sergio Busquets do t’i mungojë Spanjës në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kombeve nesër kundër Gjermanisë shkaku i një lëndimi të gjurit, raporton agjencia Reuters.

Busquets është lënduar të shtunën në barazimin 1:1 me Zvicrën. Federata e Futbollit të Spanjës ka njoftuar sot se Busquets se lëndimi i gjurit të majtë i Busquetsit është i natyrës më të lehtë, por se ai do të mungojë në këtë ndeshje.

Busquets 32-vjeçar është në dyshim edhe për ndeshjen e fundjavës në La Liga kundër Atletico Madridit të shtunën.

Spanja duhet ta mposhtë Gjermaninë në ndeshjen e Grupit 4 të Ligës A për të siguruar një biletën për finalet e Ligës së Kombeve.