Sport

Një miqësore obligative, që as për së afërmi nuk e ka shkëlqimin e ndeshjeve të kaluara vëllazërore

Një miqësore obligative, që as për së afërmi nuk e ka shkëlqimin e ndeshjeve të kaluara vëllazërore
Foto: Driton Paqarada/KOHA

Në kohë pandemie, me pak stërvitje e me shumë mungesa, Shqipëria e Kosova e luajnë edhe një ndeshje vëllazërore. Të mërkurën në Elbasan nga ora 16:00 zhvillohet miqësorja që u paraprin ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Situata në asnjërin ekip nuk është më e mira e mundshme. Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria janë në fund të kampanjës në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve. Të dyja ekipet kanë shpresuar për rezultate më të mira.