Sport

Ngecin bisedimet mes Juves e Dybalas

Ngecin bisedimet mes Juves e Dybalas
 

E ardhmja e Paulo Dybalas te Juventusi mbetet në dyshim. Sulmuesi argjentinas tash e disa kohë ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës, por marrëveshja nuk është arritur.

Sipas mediave italiane, menaxheri i lojtarit u ka kërkuar drejtuesve të klubit pagë prej 15 milionë eurosh në sezon që Dybala të mbetet në Torino.