Unitedi fiton derbin ndaj Evertonit

Unitedi fiton derbin ndaj Evertonit
Manchester Unitedi ka arritu të marrë pikët e plota në udhëtim tek Evertoni në xhiron e tetë të Premier Ligës.
“Djajtë e Kuq” fituan këtë takim me rezultat prej 3 me 1, transmeton KOHA.
Bernardi i dha epërsinë Evertonit në minutën e 19, megjithatë kjo epërsi zgjati vetëm gjashtë minuta.
Unitedi barazoi shifrat përmes Bruno Fernandesit, i cili shënoi në minutën e 25 pas asistimit nga Luke Shaw.
Portugezi shënoi sërish në minutën e 32 për t’ia dhënë epërsinë Unitedit.
Kurse golin e fundit e shënoi Edinson Cavani në minutën e 90+5, pas asistimit nga Fernandes.
Me këtë fitore Unitedi arrin në kuotën e 10 pikëv dhe mban vendin e 13, derisa Evertonit në vendin e pestë tani ka 13 pikë.
Spektakël golash në pjesën e parë ndërmjet Evertonit dhe Unitedit.
Derbi i xhiros së tetë në Premier Ligë ndërmjet Evertonit dhe Manchester Unitedi ka prodhuar tre gola në pjesën e parë.
Në 45 minuta të balancuar, ishte Unitedi ai që arriti të krijojë më shumë raste shënimi dhe pati efikasitet më të madh, duke mbyllur pjesën e parë me epërsi prej 2 me 1, transmeton KOHA.
Evertoni e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 19 përmes Bernardit.
⚽️ Everton vs Manchester United | Bernard (GOAL) 18' #EVEMUN pic.twitter.com/uVWBAzHB2l
— D9INE (@D9INE_FOREVER21) November 7, 2020
Megjithatë, Unitedi u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar dy herë në vazhdim.
Të dy golat u shënuan nga Bruno Fernandes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Barcelona barazon në ndeshjen e parë të sezonit

Arbër Berisha vazhdon me Sigal Prishtinën

Drenica prezanton 10 transferimet, do të udhëhiqet nga Shotani

Interi nis sezonin me fitore dramatike

Milani nis me fitore mbrojtjen e titullit

Bashkimi kompleton transferimet e huaja

Prishtina e Gjilani fitojnë në fund, ‘89-shi barazon me Dritën

Ramadani: Lojtarët shfaqën karakter

Morina: Gabimet ishin njerëzore

Nuhiu e pranon se skuadra nuk ishte në nivel

Idrizi: Mëkat që lëshuam avantazhin e dy golave
