Sport

Origi vendos të largohet nga Liverpooli

Divock Origi ka vendosur që të largohet nga Liverpooli në vitin tjetër. Kështu ka shkruar të shtunën mediumi “The Echo”.

Belgu nuk po gjen hapësira në formacionin e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, sidomos prej ardhjes së Diogo Jotas në “Anfield” në afatin kalimtar veror, transmeton KOHA.

Kontrata e Origit megjithatë përfundon në vitin 2024, por tani synon që të largohet nga klubi, para Kampionatit Evropian që do të zhvillohet vitin tjetër.

Origi vetëm tre herë është paraqitur në edicionin e ri 2020/21. Ai ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.