Erling Haaland po vazhdon të shkëlqejë në fanellën e Borussia Dortmundit.
Forma e mirë që po kalon talenti norvegjez ka bërë që skuadra të njohura evropiane të shprehin interesim për të, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër ta shmangur një humbje të shpejtë të lojtarit, Dortmundi po planifikon zgjatjen e kontratës së tij edhe për dy vjet pasi kjo aktualja i skadon në verën e vitit 2023.
Klubi gjerman i ka ofruar Haalandit kontratë deri në vitin 2025.
Aktualisht, Haalandi ka klauzolë largimi prej 75 milionë eurosh, por drejtuesit e klubit po synojnë që me kontratën e re t’ia rrisin në 130 milionë euro.
Real Madridi, Manchester City, Manchester Unitedi e Juventusi janë skuadrat e interesuara për norvegjezin.