Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini.
Sipas mediave spanjolle, sulmuesi francez u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën, transmeton KOHA.
21-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022. Klubi francez ka tentuar ta bindë Mbappen ta vazhdojë kontratën, por lojtari nuk ka pranuar.
Interesim për Mbappen ka shprehur Real Madridi dhe Liverpooli.