Sport

Miliani shpreson ta transferojë Diazin

Milani shpreson që ta transferojë përfundimisht Brahim Diazin, shkruan “Calciomercato”. Diazi kaloi në “San Siro” si i huazuar nga Real Madridi në fillim të shtatorit dhe ka impresionuar në gjashtë paraqitjet e para me klubin italian.

Milani dëshiron që ta blejë atë përfundimisht, mirëpo në momentin kur u huazua, në kontratë nuk është përfshirë klauzola e të drejtës së blerjes përfundimtare.

21-vjeçari spanjoll në këtë edicion me “kuqezinjtë” i ka shënuar dy gola, një në Serie A dhe tjetrin në Ligën e Evropës.