Sport

UEFA përsërit “kundërshtimin e fortë” ndaj Superligës Evropiane

UEFA përsërit “kundërshtimin e fortë” ndaj Superligës Evropiane
Foto: Reuters

UEFA ka përsëritur “kundërshtimin e saj të fortë” ndaj një Superlige të Evropës, pasi projekti i diskutueshëm mori një goditje të papritur nga Josep Maria Bartomeu që dha dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës.

Në një dorëheqjeje të papritur të martën mbrëma, Bartomeu deklaroi se një nga veprimet e tij të fundit si shefi i ekipit katalanas kishte qenë të pranonte një propozim që Barcelona të luajë në “një Superligë të ardhshme Evropiane”, e cila “do të garantonte stabilitetin financiar të klubit”, kanë bë të ditur mediat e huaja.