Sport

​Peja fiton derbin ndaj Prishtinës

​Peja fiton derbin ndaj Prishtinës
Foto: Ilustrim

Peja e ka fituar derbin ndaj Sigal Prishtinës. Peja triumfoi 107:86, në kuadër të javës së parë të Superligës.

Peja e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 27:20 për të treguar se ka hyrë për fitore në këtë ndeshje. Në periudhën e dytë ishte lojë paksa më e balancuar, megjithatë, verdhezinjtë ishin për një nuancë më të mirë, duke fituar 26:22, për të shkuar në pushim me rezultat 53:42.