Sport

Suspendohet për dy vjet kampioni i botës në atletikë

Suspendohet për dy vjet kampioni i botës në atletikë
Foto: AP

Kampioni i botës në 100 metra sprint në atletikë amerikani Christian Coleman është suspenduar për dy vjet pasi ka humbur tri testime për doping, raporton BBC.

Amerikani 24-vjeçar, që është i suspenduar nga 14 maji i vitit 2020, do të humbasë kështu Lojërat Olimpike në Tokio vitin e ardhshëm.