Sport

Asllani fiton me Suedinë, Xhemaili me Zvicrën

Asllani fiton me Suedinë, Xhemaili me Zvicrën

Futbollistja Kosovare Asllani do të paraqitet edhe në një kampionat evropian. Suedia, për të cilën luan Asllani, të martën mbrëma siguroi kualifikimin në “Euro 2021”. Suedia në Gothenburg fitoi 2:1 ndaj Islandës, rivales së grupit për kualifikim. Asllani e kompletoi ndeshjen, ndërsa asistoi në golin e dytë të shënuar nga Olivia Schough.

Sulmuesja e Real Madridit është prej lojtareve më të mira të Suedisë. Ajo i ka plot 143 ndeshje për Suedinë. 31-vjeçarja ka realizuar 37 gola për përfaqësuese. Shifrës prej 143 ndeshjeve nuk i afrohet asnjë futbollist shqiptarë. Ajo ka edhe katër ndeshje për U-23 të Suedisë, 15 për U-19 të Suedisë dhe gjashtë për U-17 të Suedisë. Suedia është e para në grupin F me 19 pikë nga shtatë ndeshje. Islanda është e dyta me 13 pikë nga gjashtë ndeshje.