Sport

Martinezi kërkon trofe me Interin

Lautaro Martinez ka bërë të ditur se është i lumtur tek Interi.

Sulmuesi argjentinas që është lidhur me një largim nga “zikaltrit” e ka lënë të hapur mundësinë.

“Jam i lumtur tek Interi dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin të fitojmë trofe. Nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, mirëpo do ta jap më të mirën për klubin”, deklaroi Martinez, raportojnë mediat e huaja të martën.

Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Interin deri në vitin 2023. 23-vjeçari ka nisur bisedimet, por nuk ka gjetur ende marrëveshjen.

Për Lautaron interesim të vazhdueshëm ka shprehur Barcelona.