Shkëlzen Gashi ishte njeriu i ndeshjes në fitoren e Aaraut kundër Xamaxit me një asistim e dy gola të realizuar.
Aarau të shtunën fitoi me shifrat 3:1 dhe ka shkuar në kuotën e 10 pikëve pas gjashtë ndeshjeve, dy më pak se lideri.
Gashi asistoi në minutën e 10-të në golin e parë që e realizoi Donat Rrudhani, që mposhti për mrekulli portierin kundërshtar.
Në minutën e 29-të, ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Gashi, e konkretizoi penalltinë e fituar.
Vizitorët ngushtuan epërsinë në minutën e 56-të me mbrojtësin Mike Gomes.
Por, goli i Gashit në minutën e 76-të vulosi epilogun final të takimit të kategorisë së dytë zvicerane.
Gashi ka shënuar katër herë dhe ka një asistim në Ligën e Parë të Zvicrës, ndërsa Rrudhani ka realizuar dy herë.