Sport

Përfundon pjesa e parë e El Clasicos, rezultati 1-1

Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Dy skuadrat spanjolle shkuan në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

Në epërsi të parët kanë kaluar mysafirët përmes mesfushorit uruguaian, Fede Valverde. Mirëpo, epërsia e tyre nuk ka zgjatur shumë. Tre minuta më vonë, Barcelona, përmes Ansu Fati ka barazuar rezultatin pas një harkimi të Jordi Albas.

Kjo ndeshje është e pestë në La Ligën spanjolle. Për momentin, Real Madridi gjendet në pozitën e dytë me 11 pikë ndërsa Barcelona në të dhjetën me tetë pikë.