Sport

Vojvoda asiston te Torino

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda, po vazhdon të jap kontribut për Torinon në Serie A. Vojvoda të premten asistoi në golin e parë të Torinos që barazoi 3:3 në udhëtim ndaj Sassuolos.

Me këtë ndeshje është hapur xhiroja e pestë e kampionatit italian.

Vojvoda krosoi për Karol Linettyn që realizoi për 1:0 në minutën e 33-të. Ai luajti deri në minutën e 62-të.

Në stol te Torino ishte kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani.

Vojvoda ka tri asistime deri më tani.