Sport

Dortmundi pas Eriksenit

Descriptive Text

Borussia Dortmundi raportohet se do të rikthejë interesimin për mesfushorin e Interit, Christian Eriksen, sipas Calciomercatos.

Klubi gjerman dështoi ta transferojë danezin në afatin kalimtar të verës në formë huazimi, por refuzojnë të heqin dorë për shërbimet e tij, transmeton KOHA.

Raportohet se Dortmundi do të tentojë që në vitin 2021 ta transferojë 28 vjeçarin, pasi duan ta përforcojnë repartin kreativ të mesfushës.