Sport

Shkëlqen Atalanta, Olympiacosi mposht Marseillen

Foto: Reuters

Atalanta ka bërë një ndeshje spektakolare në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Klubi italian e ka mposhtur Midtjyllandin në udhëtim me rezultat prej 4 me 0, transmeton KOHA.

Zapata, Gomez, Muriel e Miranchuk shënuan golat e fitores për klubin italian.

E në ndeshjen tjetër gjiganti grek Olympiacos e mposhti Marseillen me rezultat minimal prej 1 me 0.

Koka ishte ai që shënoi golin e fitores në këtë takim në minutën e 90+1.